Drejtësia amerikane i ka dhënë të drejtë presidentit Donald Trump, i cili nuk lejon riatdhesimin e një personi nga Siria.

Sipas vendimit të gjykatës, Hoda Muthana, 25 vjeçarja e lindur në Alabama, nuk mund të jetë më shtetase amerikane, pasi në 2014 u largua nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar ISIS.

Vajza e një ish-diplomati të Jemenit në OKB, dhe djali i saj 2 vjeç, do të mbesin në Siri, ku jetojnë mes ferrit në kampin Rozh. Ata janë transferuar aty pasi kanë marrë kërcënime të shumta për vdekje nga ISIS.

Vendimi i gjykatës vjen në një kohë, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin aleatët europianë që të mos pranojnë riatdhesimin e luftëtarëve të huaj nga Siria. Sipas Uashingtonit, një gjë e tillë do të eksportonte territorin në vendet e tyre.

VERITAS.COM.AL/