Uashington (AFP) – Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se një betejë me Demokratët mbi impeachmentin e tij të mundshëm mund të shkojë në Gjykatën Supreme, pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të bashkëpunojë me një hetim në vazhdim.

Trump në mënyrë të përsëritur ka kërkuar të diskreditojë një hetim të impeachmentit mbi abuzimin e tij të mundshëm të pushtetit me presionin ndaj Ukrainës për të hedhur baltë mbi rivalin politik Joe Biden.

“Me siguri përfundon duke qënë një çështje e madhe e Gjykatës Supreme,” tha Trump, duke denoncuar se si ai dhe Partia Republikane ishin “trajtuar shumë keq nga Demokratët”.

VERITAS.COM.AL/