Në një klip parapërgatitor për një intervistëë në ‘Fox Neës’ për programin “Fox & Friends,” Presidenti Donald Trump tha se Presidentët Bill Clinton dhe  Barack Obama ishin ‘jashtë-loje’ nga Koreja e Veriut.

Trump tha, “Un nuk dua të postoj gjithçka çfarë mendoj dhe çfarë bëj. Nuk jam si administratat e tjera, ku thonë se ‘këtë gjë do ta bëj në katër javë’. Kjo nuk funksionon kështu. Ne do të shikojmë çfarë ndodh. Unë shpresoj se gjërat po shkojnë mirë. Unë shpresoj se po bëhet paqe, por ata kanë qenë në bisedime me këtë zotëri për një kohë të gjatë. Lexojeni librin e Clinton ku ai thotë ‘Oh ne bëmë një marrëveshje kaq të madhe paqeje’ dhe kjo ishte një shaka. Ju shikoni sa gjëra të ndryshme brenda disa vitesh me presidentin Obama. Secili ka qenë jashtë loje. Të gjithë kanë qenë jashtë loje nga ky zotëri që po shikojmë çfarë do të ndodhë. Unë nuk dua të telegrafoj çfarë po mendoj”- tha Trump.

Veritas.com.al/