Nga:JOHN CARNEY, Breitbart

Presidenti Donald Trump tha të enjten në mëngjes se Sh.B.A dhe Kina janë shumë afër një “marrëveshje të madhe” mbi tregtinë.

“Ata e duan,po kështu edhe ne,” shkroi në Twitter Trump.

Janë parashikuar tarifa te reja për importet kineze të cilat nuk janë goditur ende nga mosmarrëveshja tregtare qe fillojne më 15 dhjetor. Zyrtarët kinezë u kanë thënë mediave amerikane se ka të ngjarë që tarifat të vonohen ose të anulohen. Administrata Trump ka dërguar sinjale të përziera, me zyrtarë pa emër  që thonë se tarifat ka të ngjarë të shtyhen dhe këshilltarin ekonomik te Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow që konfirmon se tarifat jane ende në tryezë dhe nuk ishte marrë ende asnjë vendim.

Ndërsa disa nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë të Trump kanë shtyrë ose vonuar tarifat ndërsa negociatat tregtare janë duke vazhduar, të tjerët si në administratë ashtu edhe jashtë kanë thënë se presidenti rrezikon besueshmërinë e SHBA nëse ai vendos të pezulloje tarifat derisa Kina të paktën te njoftoje një blerje të madhe të prodhimeve bujqësore.

Kina këtë javë raportoi se çmimi i derrit ishte dyfishuar dhe çmimet për burime të tjera të proteinave shtazore janë rritur. Kjo është kryesisht për shkak të një epidemie të etheve të derrit që i kushtoi Kinës rreth 40 përqind të numrit të saj të derrave. Tarifat hakmarrëse të vendosura nga Kina për bujqësinë e Sh.B.A-së e kanë bërë problemin edhe më keq duke rritur koston e importeve.

Veritas.com.al/