Trump do të ketë hequr zyrtarin e lartë te nesërmen pas disa reportazheve mbi “paraburgimin çnjerëzor” të rezervuar për emigrantët nga agjentët e kufirit

Gerry Freda – Mer, 26/06/2019 – 08:58

 

John Sanders, kreu i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (Cbp), policia kufitare e SHBA, dha dorëheqjen në duart e Presidentit Trump.

Kjo dalje nga skena, specifikon e njëjta agjenci për kontrollin e kufijve, do të bëhet efektive më 5 korrik.

Sanders, i emëruar nga Trump në samitin e institucionit të sigurisë publike, prillin e kaluar, sipas New York Times, ishte “rrëzuar” nga detyra siç është gjykuar nga The Donald, paradoksalisht, “tepër i ashpër” në kryerjen e detyrës për të dekurajuar ardhjet e te huajve te parregullt në territorin amerikan.

Sipas gazetës, banori i Shtëpisë së Bardhë në fakt e kishte shkarkuar këtë zyrtar të lartë në valën e indinjatës popullore të shkaktuar nga disa reportazhe të kohëve të fundit rreth “kushteve çnjerëzore” të emigrantëve të vëne nen arrest nga ana e Cbp.

Hetimet gazetareske në fjalë, të kryera nga gazetat liberale si psh i njëjti organ i informacionit njujorkez dhe Washington Post, kishin dokumentuar ekzaktësisht “trajtimet e pamëshirshme” të rezervuara nga stafi i agjencisë të kryesuar nga Sanders ndaj klandestinëve,si të rritur edhe fëmijë: rrahje, burgimi në qeli te mbipopulluara dhe pa kushtet bazë higjeno-sanitare, privimi nga ushqimi dhe uji.

Në veçanti, ajo qe e ndezi opinionin publik dhe opozitën demokratike kundër linjës se ashpër qeveritare ne fushën e emigracionit ishte reportazhi, i botuar nga New York Times në javët e fundit, lidhur me fatin e 250 fëmijëve të huaj të ndaluar nga policia kufitare pranë Rio Grande, vija e ujit që shënon pjesë te kufirit mes SHBA dhe Meksikës. Të miturit në fjalë ishin fotografuar nga gazeta brenda “kafazeve të vendosura në diell në shkretëtirën Texane”.

Për momentin, Shtëpia e Bardhë është limituar ne njoftimin e mediave për fundin e mandatit të Sanders, pa konfirmuar indiskrecionet e shtypit që qarkullojnë deri më tani për shkaqet e largimit të tij nga skena.Nga stafi i Trump as nuk janë filtruar detajet lidhur me identitetin e pasardhësit në krye të Cbp të funksionarit te rrezuar .

Fundi i epokës -Sanders ne drejtimin e policisë kufitare u përshëndet me “kënaqësi” nga opozita demokratike. Në veçanti, Kathleen Rice, presidentja liberale e Komisionit të Sigurisë të kufijve brenda Dhomes se perfaqesuesve federale ,e ka quajtur impenjimin anti-klandestin lëshuar nga drejtuesi i ikur si “një njolle për imazhin e Amerikës në botë“. Zonja pastaj ka shpresuar se  kreu i agjencisë për mbrojtjen e kufirit të distancohet nga “çdo iniciativë që dëmton të drejtat themelore të emigrantëve”.

Në frontin republikan, Kevin McCarthy, udhëheqësi i grupit të pakicave në të njëjtën Dhomë të Ulët të Kongresit të SHBA, komentoi dorëheqjen e Sanders, duke shpresuar se fundi i mandatit të tij nuk do të përkonte me një “ndërprerje të papritur” të linjës së qeverisë të tolerancës zero ndaj të huajve të parregullt, të cilët, vuri në dukje deputeti, deri më tani kanë prodhuar një “tkurrje rekord” të emigracionit të paligjshëm.

 

Veritas.com.al/