Që nga samiti i BE në Bullgari, ku merr pjesë edhe delegacioni shqiptar i PD, Donald Tusk i ka shpallur luftë administratës së Shteteve të Bashkuara duke thënë se “nuk ka më mbështetjen tonë”.

Kërcënimi ndaj administratës së Donald Trump është pëlqyer nga Kina dhe Rusia. Tusk dënoi tërheqjen e e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja nukleare dhe kërcënoi për një luftë transatlantike tregjesh, raporton “The Guardian”.

Në fillim të samitit të BE në Bullgari, presidenti i këshillit Europian, Tusk, bëri një ekspozim përçmues ndaj Shtëpisë së Bardhë të Trump.

Ai tha: “Ne sot jemi dëshmitarë të një fenomeni: Këmbëngulje kapricioze të Administratës së Trump! Disa thonë se “Me miq si ky, më mirë na duhen armiqtë”.

Vendimi i Trump për tu larguar nga marrëveshja e Iranit- në të cilën Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina janë bashkëthemelues-  lidhet nga BE me refuzimin e administratës së Shteteve të bashkuara për përjashtimin e bllokut BE nga tarifat e çelikut dhe aluminit.

Kjo është e qartë, Tusk sugjeroi se Washington nuk do të mbështetet më gjatë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.