Kryeministri britanik, Boris Johnson ditën e hënë i bëri thirrje liderëve të BE të hedhin poshtë opsionet  e tyre për rinegociata mbi Brexit, përderisa monedha britanike po pëson goditje për shkak të rritjes së shqetësimit rreth largimit pa marrëveshje.

Johnson, i cili u zgjodh si kryeministër javën e kaluar, kërkon q ëtë ndryshojë termat e largimit nga paraardhësja e tij, Theresa May por insiston se dëshiron ta lërë Bashkimin Evropian pa ndonjë marrëveshje, por me domosdo, deri në 31 tetor.

Brukseli ka thënë se nuk do ta rihapë tekstin e shkruar mbi këtë çështje.

“Tërheqja e marrëveshjes ka vdekur’, iu tha Johnson reporterëve gjatë vizitës së tij të parë në Skoci.

“Unë jam plot besim se do të ketë një marrëveshje, por gjithashtu është mirë që të përgatitemi për jo-marrëveshje’, tha ai.

VERITAS.COM.AL/