(FOTO: Kandidatja Demokrate Clinton dhe presidenti i Ukrain, Poroshenko)/

“Politico” ka raportuar se vende të Europës Lindore si Ukraina po kërkojnë rrugë si të paraqesin ndjesë ndaj presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për përpjekjet sekrete që kanë bërë në favor të kandidates së Demokratëve, Hillary Clinton.

Zyrtarë të Ukrainës asistuan Clinton duke denigruar publikisht hijen e Trump për në postin e lartë. Gjithashtu ata sajuan dokumente në përpjekje për ta implikuar Donald Trump ose edhe ndihmesat e tij, në afera korrupsioni.

Kështu shkruan Politiko në një artikull të datës 11 Janar.

Ndërhyrja e Ukrainës në favor të Clinton me qëllim që të ndikonin negativisht ndaj Donald Trump, sidomos kur akuzuan ndihmësin e tij Paul Manafort që e detyruan të japë dorëheqjen nga fushata- tha gazeta në versionin  online.

“Investigimet e Politco gjetën prova mbi përzierjen e qeverisë së Ukrainës në garën që u duk qartë se tensionuan protokollin diplomatik dhe kjo për shkak se qeveritë u pozicionuan herë nga njëra anë e herë nga tjetra”- shkruhet në site.

/Veritas.com.al/