Benedikti XVI ben të flasin për të. Tabloidi gjerman Bild publikon disa pasazhe të një letre, të nëntorit te 2017-es dhe të dërguar nga Papa tek një kardinal gjerman, por identiteti i të cilit nuk njihet. Ndërmjet emrave papalë del Walter Brandmüller,një nga katër kardinalët që kundërshtojnë vijën e Vatikanit, si dhe nënshkruesit e “Dyshimeve” kundër Papës së ri. “Në disa madje edhe  në të, dhimbja është bërë një zemërim që nuk ka te beje më vetëm me dorëheqjen por shtrihet gjithnjë e më shumë mbi personin tim dhe mbi papatin tim… Papati vete është zhvleftësuar dhe konfuz  me trishtim për situatën e Kishës sot “, lexohet.

Një ankesë drejtuar disa mbështetësve konservatorë, të cilët ishin deklaruar kundër dorëheqjes së tij.

Por Benedikti XVI nuk heq dorë t’i përgjigjet kardinalit në fjalë: “Nëse dini një mënyrë më të mirë për të dhënë dorëheqjen dhe besoni se mund ta dënoni atë të zgjedhurin prej meje, ju lutem, ma thoni”.

Pastaj përfundon duke u kthyer ne rolin e njeriut te fesë: “Përkundrazi, të lutemi, siç keni bëre  në përfundim të letrës Tuaj, që Zoti të vijë në ndihmë te Kishës se Tij. Me bekimin tim apostolik, yti, Benedikti XVI”.

Veritas.com.al/