Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta me pare në vend, lekundja u ndje nga Tirana ne Shkoder me epiqendër në Lezhë.

Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në verilindje të Lezhës.

Tërmeti u regjistrua pak çaste më parë duke u ndjerë gjerësisht në Tiranë.

Raportimet e para bëjnë fjalë për një tërmet që zgjati rreth 7 sekonda.

Shërbimi sizmik evropian EMSC e konfirmoi këtë lëkundje sizmike.

Mësohet se tërmeti kishte fuqi 5 ballë dhe thellësi vetëm 2 kilometra.

Paraprakisht epiqendra besohet se ishte 6 km afër Lezhës.