Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Alabegi në Maqellarë. Shtetasi Florian Tonuzi 26-vjeç në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka goditur më mjet prerës vëllain e tij Benard Tonuzin, 23 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra 23-vjeçari ka humbur jetën në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Floriani ka probleme me shëndetin mendor. Para një viti, autori i ngjarjes ka rrahur edhe babain e tij, ngjarje për të cilin është dënuar me burg.
Fqinji i 26-vjeçarit që vrau vëllain me thikë në Maqellare thotë se ato nuk kanë qenë djem të këqinj, por nuk i ka të qarta sesi ka ndodhur ngjarja dhe se mund të jetë ndonjë lajthitje e momentit.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.