( FOTO: DOMINICK REUTER/AFP/Getty Images)

Të afërmit e ish-nënpresidentit Joe Biden mbështetën kandidatin e atëhershëm Donald Trump kundrejt Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016,e zbuloi vëllai i politikanit këtë javë.

Në një intervistë me Palm Beach Post botuar të hënën, Frank Biden, 65 vjeç, ka kritikuar kandidaturen e Clinton për Shtëpinë e Bardhë ne 2016, duke pretenduar se vëllai i tij me i madh do të kishte fituar Pensilvaninë dhe do kishte bërë fushatë më të forte në Michigan.

“Ne kurrë nuk do ta kishim humbur Pensilvaninë, dhe të gjithë të afërmit e mi – familja Finnegan – të cilet votuan për Donald Trump sepse ata ndiheshin të mërzitur nga Hillary dhe fushata e saj”, tregoi për gazetën Florida, Biden, këshilltar i lartë i Grupit Ligjor Berman.

Nëna e tij, Catherine “Jean” Biden, ishte një Finnegan.

Kandidati Trump fitoi 48.6 përqind të votave në Pensilvani, duke fituar 20 vota elektorale, ndërsa Clinton mblodhi 47.9 përqind.

Joe Biden, 76 vjeç, lindi dhe u rrit në Skranton,Pensilvania.

“Nuk do të kishim shkuar kurre në Miçigan,sepse fushata kishte vendosur të mos e bënte, sepse ndiheshin titullare të votave te atyre njerëzve. Politika arrogante po humbet politikë, “vazhdoi ai. Duhet punuar për çdo votë të vetme dhe njerëzit duhet të dinë individualisht, kolektivisht dhe veçmas se interesohesh per ta, se ata janë të rëndësishëm “.

Bajdeni i ri vazhdoi të kritikonte gafën ‘e mjerueshme’ famëkeqe të Clinton, qe merrte në shënjestër mbështetësit e Trump, duke e quajtur atë “kalkulimin politik më idiot”.

“Në Kishën Katolike, ata do ta quanin ate mëkatin e krenarisë”, vuri në dukje Biden. “Kush, jam,në emër të Zotit,të them se keni një pozicion moral fondamental të gabuar? Flet për mungesën e përulësisë “.

Duke diskutuar garën presidenciale të vitit 2020, Biden tha se ai “absolutisht, pozitivisht” dëshiron që Joe të sfidojë Presidentin Trump,i cili,parashikoi ai, do të mundet mirë nëse vëllai i tij do të garojë.

“Unë mendoj se do të garojmë,” predikoi Biden. “Ju mund të thoni se ‘Frank mendon se vëllai i tij do të kandidojë’. Tani, ai mund të më befasojë mua. Por unë e di se familja është pas tij 100 për qind “.

New York Times raportoi se Biden pritet të vendosë në dy javët e ardhshme nëse ai do të garojë per president në vitin 2020. Ai ka thënë si publikisht dhe privatisht se ai beson se është i vetmi sfidant demokrat që mund të mposhtë Presidentin Trump në zgjedhjet e përgjithshme.

Veritas.com.al/