Pasi kamerat e televizioneve janë larguar nga salla, duket se ka shpërthyer edhe sherri i vërtetë në sallë. Me thirrje dhe britma kundër Ramës, Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur por e ka goditur me këpucë dy herë dhe më pas ka hedhur drejt kryeministrit dosjet që ka gjetur para.

Rama nuk i është përgjigjur në asnjë moment shpërthimit të Kryemadhit, por e ka pritur me qetësi situatën.

Video është filmuar nga një deputet socialist dhe është publikuar nga Skandal.al.