Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar për vizitë në familjen Avdia, dy ditë pas tragjedisë së Himarës.
Për mediet, Nano theksoi se shkoi për t’i shprehur ngushëllimet familjes Avdia si prind dhe qytetar, dhe se nuk dëshiron që vizita e tij të keqinterpretohet.
“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përveçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”, tha Nano.
Opozita kërkOI dorëheqjen e Gledis Nanos, duke akuzuar policinë për mosmarrjen e masave për sigurinë në plazhe