Një Joleza Kokë kështu, është e sigurt që nuk e keni dëgjuar më parë. Kryetarja e FRESSH ka habitur edhe vetë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me ato çfarë thotë në videon e “Stop”. Kryetarja e të rinjve socialistë duket sikur flet përçart.

“ Unë do të kërkoj falje ndoshta që jam akoma me veshjen mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ç’a pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët. Dhe madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej Kryetarin e Bashkisë që ishte ulur ngjitur me mua…”, thotë Koka në video ndërsa ministri ngre supet, hap sytë dhe thotë se nuk po kupton gjë.

Ishte një moment që ulet muzika dhe të gjithë të rinjtë njëzëri ja plasin dhe thonë Të bëfsha gjeneratën, po me ulërimë të madhe”, thotë Joleza në fund.