(FOTO: Turistët sapo kanë zbritur nga autobuzi dhe po akomodohen në Hotel Dajti)/

Regjimi izolacionist komunist i Shqipërisë, kishte mbajtur të hapur një dritare shumë të vogël: Lidhjet me ato vende komuniste që regjimi hoxhaist mendonte se ‘nuk na e kishin me hile”.

Nga vendet ‘si vëllezër” vinin turistë, por të gjithë duhej të kishin lidhje me partitë komuniste. Hotelet e destinuara kryesisht për turistët e huaj nga vendet komuniste ishin “Dajti” në Tiranë dhe “Adriatiku” në Durrës.

Duket paradoksale, por në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit e cila do të organizonte pritjen e turistëve.

Turistët, edhe pse të ardhur nga vendet me regjime komuniste, këshilloheshin me kujdes para se të shkelnin në tokën shqiptare, mbi sjelljen specifike që u ëkrkohej. Qëllimi ishte që as me veshjen, as me sjelljen, as me flokët, të mos manifestonin modën e huaj, ekstravagancë dhe lirinë (sado e pakët) që kishin në vendet e tyre.

Turistët komunistë pajiseshin me vizë hyrëse, e cila kishte afatin maksimal 1 muaj.

Sigurimi i Shtetit ishte gjithnjë në gjueti të ‘spiunëve” dhe ‘borgjezëve” që mund të hynin përmes grupeve të turistëve komunistë.

Pamjet e kësaj videoje që sjell portali “SCAN” i përkasin një dokumentari të vitit 1963 të Kinostudios, që është përpunuar në laboratorin e Hungarisë duke u sjellë me ngjyra. Ato tregojnë procesin e pritjes së turistëve të huaj në portin e Durrësit, transportin e tyre me automjetet e “Albturist” e akomodimin e tyre në Hotel Dajti në Tiranë, që ishte hoteli me modern i asaj periudhe.

Veritas.com.al/