Ka përfunduar faza e parë e numërimit të votave në bashkinë e Dibrës në orën 4:46 të mëngjesit të sotëm. Nga 44 kutitë e para të numëruara, ka rezultuar se socialisti Muharem Rama ka marrë 7373 vota kundrej demokratit Sherefedin Shehu me 5817 vota. Paraprakisht, Rama kryeson me 1556 vota nga votat në fshatrat Luzni, Selishtë, Maqellarë, Melan.

Numërimi i votave për fazën e dytë, pas një pushimi disa orësh,  pritet të fillojë në orën 10:00, kur duhet të numërohen edhe 74 kutitë e tjera.

Në Dibër votuan 33 mijë e 978 qytetarë për dy kandidatët për postin e bashkisë së Dibrës.

Votat për zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të Dibrës u numëruan live dhe procesi i numërimit u ndoq nga deputetët e të dyja palëve politike.