Prej dy ditësh politika dhe publiku po ziejnë nga një vendim i paprecedent: Dritan Dajti, tashmë i burgosur, ka vrarë katër policë në vitin 2009; por Gjykata e krimeve të rënda i ka ulur masën e dënimit nga ‘burgim i përjetshëm’ në burgim 25 vjet.

Në mediat sociale po shpaloset mosbesimi dhe pyetje pa përgjigje: “Sa më shumë vrasin, aq më pak dënohen!”. Vetë politika është zhytur në fjalime pa fund; opozita akuzon maxhorancën dhe vetë maxhoranca kërkon arsyet pse ndodhi kjo.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ‘nuk ka paqe pa anuluar këtë vendim’.

Etilda Gjoni, ministre e drejtësisë, gjithashtu është prononcuar disa herë kundër këtij vendimi.

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ndëshkimin e tre gjykatësve të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së 4 policëve në 2009.

“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake. Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë, nga pesë gjithsej, kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ-së për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

Veritas.com.al/