Dy vëllezër kosovarë që luftonin në Siri për Shtetin Islamik kanë mbetur të vdekur nga luftimet. Viktimat janë Valon 23 vjeç dhe Hashim Aliu 27 vjeç nga Gjilani. Mediat kosovare kanë konfirmuar identitetin e tyre duke kontaktuar me familjarët e dy vëllezërve.

“Po, para një jave na ka ardhur lajmi se ata janë vrarë atje”, ka deklaruara e ëma e dy viktimave për gazetën Express.

Valon dhe Hashim Aliu u largua nga Kosova në Janar të këtij viti duke mos treguar asgjë për destinacionin e tyre. Prindërit thonë se për 3 muaj nuk kishin marrë asnjë lajm nga djemtë e tyre, deri sa ata i kontaktuan vetë duke i thënë që ishin mirë. Trupat e pajetë të vëllezërve Aliu nuk kanë mbërritur në Gjilan pasi janë varrosur në Siri.