Meta gjatë manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbajti një flamur Amerikan në dorë ku u shpreh.

Unë nuk e kam Amerikën të parën, të parën gjithmonë do të kem Shqipërinë.

Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë  për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetar dhe me qindra shqiptar nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë.

Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri Kuq e zi.

Ndërsa Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve u shpreh se ambasada nuk kishte të bënte fare me këtë manifestimin.

Deklarata e Yuri Kim në Twitter:

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm” shkruan Yuri Kim.

Veritas.com.al/