Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në Gjykatës e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe është duke zhvilluar një takim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Kim ndodhet prej orës 15:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Takimi i zonjës Kim me kreun e SPAK vjen menjëherë pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ambasadorja amerikane ka shprehur gjithmonë në cdo dalje mbështetjen për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

 

Vijon…