( Foto: Mette Frederiksen, fitues e zgjedhjeve)/

 

Nga: CHRIS TOMLINSON/ Breitbart News

Partitë populiste panë humbje të mëdha në zgjedhjet kombëtare daneze këtë javë me fitore të mëdha për opozitën e qendrës së majtë dhe partitë liberale, ndërsa anti-Islamizmi i Stram Kurs (vija e fortë) dështoi të hyjë në parlament.

Zgjedhjet janë një fitore e rëndësishme për Social Demokratët që fituan zgjedhjet me 25.9 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake, duke fituar 91 nga 179 vende parlamentare sipas një raporti nga BBC, ndërkohë që partia e mëparshme në pushtet Liberalja Venstre e pa votën e saj gjithashtu te rritet nga 19.5 për qind në 23.8 për qind.

Humbja më e madhe ishte për Partinë Populiste Popullore Demokratike (DF), votat e të cilës pësuan kolaps nga 21.1 për qind në vetëm 8.7 për qind, duke pasqyruar rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian ku partia gjithashtu pësoi humbje të mëdha.

Kryeministri danez Lars Løkke Rasmussen, lideri i Venstre, pranoi humbjen duke thënë: “Ne patëm zgjedhje vërtet të mira, por do të ketë një ndryshim të qeverisë”.

Liderja Socialdemokrate, Mette Frederiksen tani pritet të bëhet kryeministre e re e vendit pas adoptimit nga ana e partisë se tij të politikave më të ashpra mbi emigracionin, një faktor që mund të ndihmojë kolapsin e Partisë Popullore Daneze, e cila në të shkuarën ishte partia kryesore që mbështeste politikat migratore anti-mase.

Ndërsa shumë sondazhe fillimisht parashikuan se anti-islamizimi Stram Kurs (Vija e forte ) do të hynte në parlament për herë të parë, rezultatet paraprake tregojnë se partia arriti të marrë 1.9 për qind të votave, nën dy per qind te pragut për të hyrë në parlament.

Partia dhe lideri i saj, avokati Rasmus Paludan, u bënë të njohur në të gjithë Danimarkën për veprimet e tyre që kanë përfshirë djegien e Kuranit me qellim për të bërë një deklaratë lidhur me Islamin dhe fjalën e lirë.

Në mars të këtij viti, Paludan dhe pasuesit e tij u përballën me grupin Islamist Hizb ut-Tahrir jashtë parlamentit danez dhe dogjën një Kur’an përpara tyre. Një muaj më vonë në prill, Paludan ka ndezur një trazirë në Kopenhagen që çoi në 23 njerëz të arrestuar që reaguan ndaj Paludan qe flakte një kopje të librit të shenjtë islamik.

VERITAS.COM.AL