Pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi mes ambasadores dhe Ruçit u zhvillua në zyrën e kryeparlamentarit, në Kryesinë e Kuvendit. Temë diskutimi mendohet se ka qenë Reforma Zgjedhore, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Ulsi Manja, kryetar i Komisionit te Ligjeve.

Këto takime vijnë në një kohë kur ambasadorja Kim ka bërë deklarata të forta për Reformën në Drejtësi, si dhe tri ditë para afatit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore me dakordësinë e të gjitha palëve politike.

VERITAS.COM.AL/