Historia e 5 shqiptarëve që u kapën nga Policia Italiane, pse po transportonin 1. 8 tonë drogë kanabis sattiva, me një gomone të gjatë 8 metra, nuk ka të sosur.

U kapën pardje në Ancona. Sot u shfaqen fotot e gomones që kishin përdorur.

Droga ishte ngarkuar në Shqipëri dhe po pritej që të shkarkohej në brigjet e Fanos, Ancona kur policia ka mbërritur aty duke vënë në pranga trafikantët shqiptarë e sekuestruar drohën e gomonen.

Policia italiane ka bërë të ditur zyrtarisht se në gomonen prej 8 metrasha me dy motorë të fuqishëm janë gjetur 1 ton e 800 kilogramë kanabis sativa, me një vlerë prej 18 milionë eurosh.