Turizmi ka përshpejtuar rritjen ekonomike.Sipas të dhënave zyrtare në 6 muaj ekonomia ka pasur një rritje me rreth 4%. Elsa Dhuli Drejtore e Instat deklaroi se ecuria e ekonomisë ka qenë më e mirë në 3 mujorin e dytë dhe përtej nëngrupit të shërbimeve ka dhënë efekte pozitive edhe ndërtimi. Sektori i turizmit ka dhënë efekte pozitivie në disa drejtime si në tregti,restorante e akomodim. Negativisht në ecurinë ekonomike kanë kontribuar sektorët e industrisë nxjerrëse, informacioni dhe komunikacioni.
Të dhënat e Instat tregojnë ndër të tjera se edhe konsumi i popullsisë ka pasur një ecuri të mirë duke u rritur me 6% në tremujorin e dytë.
Ecuria ekonomike në pjesën e oparë të vitit rezulton se është pak më e lartë se projeksionet e qeverisë të cilat vlerësonin rritjen ekonomike rreth 3.8%./abcnews.al
Komente