Ka nisur gjyqi në themel për dosjen e Erion Veliajt, por vetë kryebashkiaku nuk është i pranishëm.
Kryesuese është gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. SPAK përfaqësohet me prokurorin Ols Dado. Erion Veliaj është njoftuar për seancën dhe ka depozituar një deklaratë ku thotë se “nuk dua të paraqitem”. Gjithashtu në të thekson se “s’ka bërë ende seancë paraprake e jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim”.
Ai mbrohet nga avokatja kryesisht, Valentina Teodoresku.
Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake, Etleva Deda i mohoi të drejtën për tu mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua. Avokatja Teodoresku e ka mbështetur këtë duke thënë se “s’patëm mundësi të mbrohemi në seancën paraprake”.
Teodoresku thotë se “Veliaj ka të drejtë me deklaratën”. “Kemi kërkuar të gjitha dokumentet, por Veliajt nuk iu dhanë dokumentet që të njihet me procesin. Edhe sot, paraqesim kërkesë që Veliaj të paraqitet me dokumentet dhe t’i jepet kohë të përgatitet për seancën e radhës”, është shprehur ajo.
Teodoresku thotë se e ka takuar klientin e saj, ndërsa ka kërkuar “61 fashikujt, që t’i studiojë”.
Komente