Nga: Ylli Dylgjeri/

Thuhet se është ende një projektide. Nderkohe, Artisti i Madh Robert Ndrenika botoi nje takim informues rreth ketij debati me Kryetarin e Bashkisë se Tiranes Erion Veliaj dhe artisti… qetësohet. Mua me pëlqeu- thotë. Dakord.

Shijet jane individuale.

Me tej.

Aktoret ziejnë nga debati per Shtëpinë e tyre te Re. Opinioni publik eshte i paqarte.

Me tej akoma.

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Veliaj del me ne fund ne emisionin “Opinion” dhe manifeston tangerllek, nervozizëm deri ne urrejtje per pushtetin e katërt ‘Median’, duke na dhuruar një te enjte te neveritshme.

Nisur nga kjo situate, botova ne FB nje foto te ketij Projekti. Perfundimi: Vershojne mbi te 100 like dhe 100 komente. Vendosa ne foto edhe nje shenim per “terheqje vemendjeje”, per te nxitur te Parin e Tiranes t’i lexojë keto komente. Të lexoje mendimin qytetar. Mendim qe sot platforma qeverisëse e ka ne krye te propagandes: Bashkeqeverisje me Qytetarin- thote. Ka ngritur dhe struktura prane çdo ministrie qe paguhen nga taksapaguesi per te thithur e zgjidhur zerin e shqetesime te e tij. Por me kot…heshtje. Kryetari i Bashkise nuk bzan. Nuk jep asnje sinjal qe i ka lexuar komentet. Kur takohesh me të rastësisht ne ndonje veprimtari, te ze rrugen, te fton per birre dhe te sqaron se si po punon bashkia me qytetarin. TRANSPARENCE-thote. Fokus grupet e monitorimit te punes se Bashkise na kerkojne çdo nate te dalim ne media. Keshtu thote Kryetari. Tre deri ne X-here ne dite. Para buke, dhe pas buke….

Ne vazhdim te dialogut e pyes Kryetarin:

-Po Europa a ka Kryetar Bashkie?

-A punohet ne Europë?

-A dalin Kryetaret e Bashkisë si Ti ne media?

Qesh dhe me sqaron. Na do qytetari. Na kërkon fokus grupi i monitorimit.

Atëherë, ja ku jane 100 like dhe 100 komente.

Përgjigju Kryetar! Them përgjigju!- se kështu ju do qytetari. Nje komentues p.sh, skenografi i talentuar Bashkim Zahaj, Ju pyet: Po konkursi? Ku është konkursi i veprës?….Heshtje.

Nje tjeter komentues, projektues, duke numeruar kullat pas Teatrit pyet: Ku do hyne qytetaret ne keto kulla? A e keni llogaritur trafikun? Nje tjeter, ben tjeter pyetje…

Përgjigjuni Kryetar. E keni marre persiper ta hidhni kete valle. Na prij Lali Eri. Deri me tash je përballur me fëmijët. Perballu nje here me burra. Perballu me mendimin qytetar.

Se per Ty, skemi as ku te ankohemi…

Veritas.com.al/