Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, vjen një mesazh nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në deklaratën e bërë nga DASH, kujtohet se, edhe pse marrëdhëniet mes dy shteteve u ndërprenë gjatë shekullit të kaluar, dy vendet “krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.”
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022. Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.
Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm. Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”. Deklarata e të dhënave mbi 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga Departamenti i Shtetit i SHBA.