Për një emigrant që nuk e pranon, shteti në BE paguan 250 mijë dollarë gjobë. Kjo po kundërshtohet.
Një politikane e grupimit qeverisës në Suedi i ka bërë thirrje Bashkimit Europian (BE) që të ndalojë fondet e shteteve anëtare për rezistencë ndaj emigracionit masiv.
Cecilia Ëilkstroem, anëtare e vjetër e Parlamentit në Aleancë me Liberalët dhe Demokratët në Europë (ALDE) po përgatit një raport për rishikimin e rregullores Dublin III që e përfshin procedurën e azilit brenda BE.
Qeveritë që nuk kanë ndarë të njëjtin opinion me kancelarin Gjermane, Angela Merkel dhe entuziazmin e saj për “kufij të hapur”, veçanërisht ata të Grupit të Vishegradit, i kanë rezistuar propozimit të të mandatuarve europianë për kuotat e emigrantëve nga Komisioni Europian që është një organizëm i pa zgjedhur në BE.
Wilkstroem ka pushuar mbështetjen e saj ndaj propozimit suplementar të Komisionit për ndëshkimet e mos- bindjes që shkon deri në 250 mijë dollarë gjobë për çdo emigrant që shteti refuzon ta pranojë. Ky rregull, thotë ajo, do të jetë “shumë i komplikuar” për ta administruar.
Më në fund ajo sugjeron që blloku i BE të mbajë fondet nga vendet që rezistojnë të pranojnë emigrantë.
/Veritas.com.al/