TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” theksoi se vota e 11 majit është një votë gjeopolitike, situatë të cilën duhet ta shfrytëzojmë me mençuri.

Sipas tij, Bashkimi i Shqipërisë më Bashkimin Evropian është një çështje ekzistenciale.

“Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Futja jonë në BE, bashkimi me atë familje të madhe është një çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku. Aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë” theksoi Rama.

Ai theksoi se kush ka të drejtë të votojë, duhet të votojë për Partinë Socialiste dhe për integrimin e vendit në BE.

“Kush ka të drejtën të votojë më 11 maj, duhet të votojë për Shqipërinë në BE. Ka shumë arsye për ta bërë këtë. Ka arsye patriotike dhe arsye personale”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *