Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri kërkesë homologut të tij Albin Kurti për ngritjen e një Kuvendi të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
“Dhe e fundit kryeministër, sepse pjesën tjetër të optimizmi që kthehet në entuziazëm, do ju propozoja që meqë jemi në 110 vjetorit të pavësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët”, theksoi fillimisht Rama.
Sipas kryeministrit, nëse bindin të dy kryesitë e kuvendeve “të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh”.
Kryeministri deklaroi sakaq se ka ardhur momenti që të renditen rezultatet konkrete të arritura mes të dyja qeverive – referuar edhe Kosovës.
Ai gjendet së bashku me ministrat shqiptarë në Kosovë për takimin e tetë të këtij rangu mes përfaqësive zyrtare të të dyja vendeve.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se dëshironte të rendiste rezultatet si punë e përbashkët mes palëve.
Por, kryeministri ndau edhe disa fjalë të ngrohta për mbërritjen në Kosovë dhe Albin Kurtin.
“Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe kjo është e rëndësishme”, shtoi Rama.
Kryeministri shqiptar vijoi duke cilësuar disa shifra, që sipas tij, janë domethënëse.
“Kur ne kemi nisur punën nga afër dhe më intensivisht volumi i shkëmbimeve tregtare ishte 160 milionë euro – sot volumi i shkëmbimeve tregtare 433 milionë euro”, vërejti kryeministri.
Së dyti, Rama kujtoi se në Shqipëri rezultojnë 1 mijë e 225 subjekte biznesi nga Kosova – mes tyre 1 mijë e 81 pronësi 1oo për qind e subjekteve kosovare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri kërkesë homologut të tij Albin Kurti për ngritjen e një Kuvendi të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
“Puna e dy kryetarëve të Kuvendeve ka kaluar në një nivel tjetër”, deklaroi fillimisht Rama.