Shumë biznese e individë kanë dhuruar ndihma për të prekurit nga pasojat e tërmetit në Shqipëri. Një kontribut i madh ka ardhur së fundmi nga Lazim Destani, biznesmen, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit.

Blerim Destani është aktor shqiptar, me famë botërore, banon në Gjermani. Ai është i njohur për rolin e tij në filmat ‘ Koha e Kometës’  dhe ‘ Dossier K’.

Babai i tij, Lazimi eshte biznesmen shqiptar shume i sukeseshem, ngaq Tetova. Kompania e tij Ecolog International ka dhuruar ndihma për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Pas mesnatës janë nisur nga Tetova 3 kamionë 12 tonësh dhe një furgon që pritet të mbërrijnë në Durrës për t’ju dorëzuar Shtabit të Emergjencës Civile.

VERITAS.COM.AL/