13 subjekte fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro. Pas hetimit disa mujor të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për pronarë dhe administratorë të përfshirë në skemë, nga të cilët 13 janë lënë në “arrest me burg” dhe 4 në “detyrim paraqitjeje”. Sipas Prokurorisë, dyshohet se janë të përfshirë edhe disa punonjës të administratës, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.
Subjektet funksiononin si furnizuese dhe lëshonin fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se subjektet fiktive të regjistruar me përfshirjen e të huajve që sipas Prokurorisë së Tiranës kanë ardhur vetëm pak ditë dhe kanë sjellë prokurat e tyre për të hapur këto kompani për tu bërë administratorë ose ortakë e më pas janë larguar nga Shqipëria dhe nuk gjenden më këtu.
Kompanitë e ndërtimit faturonin produkte ose materiale që nuk lidheshin me objektin e tyre të punës. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, subjektet kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.
Prokuroria njofton se nga ky aktivitet kriminal, 17 pronarët dhe administratorët e subjekteve nëpërmjet subjekteve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke një dëm monetar shkaktuar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.
13 subjektet fiktive që kryen skemë mashtrimi me TVSH
- “No-El Construction” me nipt L72302057R Massimiliano Carli
- “G.S Construction” me nipt M01704017D, Erigers Muça
- “Fam Construksion” me nipt L81408017V, MAURO GUADAGNOLI
- “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, Saimir Sulaj
- “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, Vjollca Lame
- “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, Alfred Dumi
- “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, Xhersi Sulaj
- “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, Roada Ujka
- “Joam”, me nipt M12315033I, Ajet Aluku
- “Mihola”, me nipt L81616001M, Kristi Mihola administrator, pronar Nelit Mihola
- “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, Gëzim Jonuzaj
- “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, Amarildo Hasrama
- “Priam 20”, me nipt M02006001I, Besim Ruçi