Policia ka njoftuar se vijojnë prej më shumë se 14 orësh kërkimet për gjetjen e dy turistëve hungarezë, të cilët u zhdukur mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit, në Vlorë. Çifti i moshës 35-40 vjeç i kërkuan ndihmë policisë përmes telefonit, i cili më pas rezultoi i fikur.
Çifti nga Hungaria, pasi kanë dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet Llogora ,Karaburun ,mbrëmjen e kaluar kanë humbur në këtë zonë dhe kanë kërkuar ndihmë.
Kontaktin e fundit e kanë dhënë tek qendra e vizitorëve në Radhimë, dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për ta.
Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.
Ndërkohë punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogorasë për gjetjen e çiftit nga Hungaria.
Mësohet se personat të cilët kanë dalë për të kërkuar çiftin hungarez ka tentuar të komunikojë me Ambasadën Hungareze por që nga ambasada nuk i është përgjigjur askush.
Veritas.com.al/