Austria po iu bashkohet 15 shteteve të tjera të Evropës lindore për të frenuar lëvizjet migratore me drejtim verior, pasi ato besojnë se BE ka dështuar në punën e saj për të mbrojtur kufijtë e kontinentit.

Nën banderolat e Projektit për Mbrojtjen e Kufijve të Ballkanit, këto shtete do të sigurohen se forcat  policore dhe ushtarake janë në kontakt të pandërprerë për mbrojtjen e kufijve kombëtarë në veri të Greqisë dhe do të largojnë imigrantët e paligjshëm nga kufijtë.

Ministri i Mbrojtjes Austria Hans-Peter Doskozil tha për Die Welt: “Ne nuk besojmë se kufijtë e jashtëm të BE janë të mbrojtur mjaftueshëm nga BE. Për këtë arsye Austria, bashkë me 15 shtete të tjera Ballkanike dhe shtetet e Vishegradit po planifikon bashkëpunim të ngushtë në kuadër të projektit të ri për mbrojtjen e kufijve me Ballkanin.

“Nëse ka një influks masiv emigrantësh, shtetet e përfshira në mbrojtjen e kufijve do të veprojnë shpejt. Në kohë krize, ne do të punojmë duke përdorur kontakte dhe shkëmbime të rregullta midis policisë dhe krerëve ushtarak të shteteve të përfshira.”

Për te fuqizuar kapacitetin e Austrisë për t’u përgjigjur,  ministri gjithashtu po punon për një ndryshim në legjislaturë, gjë që do të lejojë shtetin të dërgojë trupa jashtë vendit. Aktualisht, trupat Austriake mund të dërgohen vetëm për misione humane, por ai tha se qeveria do të parapëlqente të zgjeronte synimet e saj.

“Austria është gati të ofrojë për shtetet brenda dhe jashtë BE, jo vetëm për arsye humane, por edhe për mbrojtjen e kufijve, nëse këto shtete na kërkojnë ta bëjmë diçka të tillë dhe nëse ne e kemi kapacitetin e mjaftueshëm,” ka thënë ai.

 

Veritas.com.al/