Masive të mëdha shkëmbinjsh kanë rënë në rrugën Uji i Ftohtë, Vlorë- Orikum, në segmentin që quhet “Kalaja”. Policia ka paralajmëruar se mund të ketë rënie të tjera shkëmbinjsh dhe ka pezulluar kalimin  automjeteve në këtë segment.

Por në këtë mënyrë bllokohet rruga Vlorë- Breg dhe anasjelltas ku po zhvillohet piku i periudhës së pushimeve dhe i turizmit në këtë zonë.

Mijëra udhëtarë ndodhen në pritje.

Rreziku i rënies së gurëve në këtë rrugë- kalim është shumë i madh, prandaj edhe masat për ndalimin e udhëtarëve janë shumë të forta.

Nuk ka njoftime për dëme në mjete as në njerëz. Janë njoftuar Emergjenca Civile dhe Reparti ushtarak i Xhenjos, si edhe firma e mirëmbajtjes së rrugës për të ndërhyrë sa më shpejt.

Policia thotë se do të ketë një njoftim të dytë mbi mundësinë e lëvizjes së mjeteve në këtë rrugë.

Veritas.com.al/

shkem

shkemb

shkemb2