Sali Berisha do të paraqitet të premten në SPAK për 21 janarin.
Pasi refuzoi javën e kaluar duke thënë se nuk kishte marrë letër nga SPAK, sot teksa u paraqit me këmbët e veta për masën e sigurisë, tha se është thirrur dhe do paraqitet.
Ish kryeministri Berisha do të pyetet si person në dijeni në lidhje me 21 janarin 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard.
Më herët, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm i kabinetit qeveritar të Berishës.
Komente