Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Rruga drejt 25 prillit”, ka prezantuar 3 emigrantët e kthyer atdhe të cilët do të kandidojnë si deputetë në listat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lavdrim Krashi nga Dibra është një prej kandidatëve, i cili është punonjës publik në Londër.

Përveç Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante si Briseida Gjoza dhe Bora Muzhaqi. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh kanë jetuar larg vendit. Kryeministri ka bërë me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave në Dibër, Muzhaqi në Tiranë dhe Gjoza do të jetë pjesë e listave në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se lëvizjet kanë qenë të vazhdueshme dhe se trendet e ikjes së njerëzve për një mundësi më të mirë nuk ndalen nga propaganda. Por ndërsa u ndal te plani i PS për emigracionin tha se ka për synim që ta kthejë Shqipërinë në destinacionin më të kërkuar turistik në rajon. Mes të tjerash, Rama tha se plani i tij ka për qëllim të nxisë emigrantët shqiptarë të shohin nga Shqipëria si mundësi të re për të investuar në të ardhmen.

Ndërkaq kreu i qeverisë ka ironizuar dhe koalicionin opozitar ndërsa i cilëson premtimet e tyre si të pabaza. Teksa i cilësoi si koalicioni “KÇK”, Rama u ndal te Basha, Kryemadhi dhe të gjithë aleatët opozitarë duke dhënë një përshkrim ironik për secilin prej tyre.

VERITAS.COM.AL