Koment/
Në vend që të ndiheshin krenarë si gjithë shqiptarët, dërgimi nga Tirana drejt vijës së parë të frontit më të vshtirsë të luftës kundër koronavirusit në Itali, e ka tërbuar opozitën tonë më shumë se çdo gjë tjetër këto ditë. I vetmi që e ka përshëndetur këtë hap, megjithëse pak me vonesë, ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ndërsa Lulzim Basha pa as më të voglën arësye, nga një lider që po na dëgjonte, u shndërrua live në një emision televiziv, në një politikan që i bie tavolinës me grushta. Kuptohet, duke nxjerrë arësye të mos arësyes së arësyeve për këtë.
Menjëherë pas tij, reagoi me shpejtësi rruge Enkelejd Alibeaj, i cili as nuk u mundua që ti ndryshonte qoftë edhe një presje fjalëve të kryetarit të tij. E më pas vijuan të gjithë me radhë nga Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu që flet edhe kur sduhet të flasë po e po, e deri tek Ervin Salianji. Prapa nuk kishte si të rrinte as LSI, me mjekun që jep mend nga shtëpia, Petrit Vasili.
Ajo që i bëntë bashkë të gjithë, ishte tërbimi kundër Kryeministrit Edi Rama, për çfarë tu dilte përpara sepse nuk mund ta thonin dot me zë të lartë arësyen e vërtetë të kësaj stuhie të radhës në gotën opozitare. Por, ishte lehtësisht e kuptueshme që e gjitha ishte pasojë e tërbimit që u solli veprimi i shkëlqyer i qeverisë shqiptare për të dërguar në zonën më të prekur të Italisë, 30 mjekë dhe inferemierë nga Shqipëria.
Ky akt i jashtëzakonshëm solidariteti me një vend që na është gjendur më pranë se kushdo tjetër në këto 30 vitet e fundit, pati një jehonë të menjëhershme positive në të gjitha mediat e Italisë dhe ato botërore.
Ambasadori i BE në Tiranë Soreca, tha se këto janë akte që e bëjnë flamurin shqiptar të denjë për tiu bashkuar sa më parë atyre të vendeve të tjera anëtare të unionit. E në vend që liderët dhe politikanët e opozitës sonë, të mbështesin këtë akt të jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, u sollën sikur i kishte pickuar gjarpri nga tërbimi se mos Edi Rama fitoi sa pikë të tjera politike me këtë akt fantastik dhe për rrjedhojë opozita humbi. Edhe thonë pastaj pse shqiptarët kanë 7 vjet që i kanë lënë në opozitë!
Kështu është kur kërkon që të bësh politikë jo vetëm me jetën, por edhe me vdekjen, vetëm humbje do korrësh./AlpeNews.al