Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë të ashtuquajturën ‘faturë e divorcit’ të Brexit edhe për afërsisht 50 vjet të tjerë, deri në vitin 2064, ka vlerësuar Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR).

OBR tha se shuma finale do të jetë rreth 37.1 miliardë pound. Qeveria ka vlerësuar se shuma do të jetë mes 35 dhe 39 miliardë pound.

Ata thanë se 16.4 miliardë pound do të paguhen mes viteve 2019 dhe 2020, me një vazhdimësi pagesash siç janë sot.

Midis viteve 2021 dhe 2028, Mbretëria e Bashkuar do të paguajë “pjesën e mbetur të likuiditetit’ prej 18.2 miliardë pound; dhe më tej, 2.5 miliardë do të dorëzohen mes viteve 2019 dhe 2064.

Veritas.com.al/