Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen nr 5 në Pogradec.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë qenë banorët e lagjes që kanë gjetur të shtrirë në rrugë trupin e pajetë të tij.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes ka identifikuar edhe viktimën;  mësohet se ai është një emigrant në Greqi me iniciale K.Ç.

Po ashtu, nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës, bëhet e ditur se ai ka dëmtime në kokë dhe trup.

Ende nuk dihet më shumë për rrethanat e ngjarjes, por policia thotë se atë mund ta kenë goditur me makinë, ose mund të jetë hedhur nga lartësia.

Po punohet për qartësimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Veritas.com.al/