Emmanuel Macron ka mbaruar, fotografia që e shkatërron atë: ja ku ishte, ndërsa xhaketat e verdha shkatërronin Parisin

Një fotografi që flet shumë, madje shumë, për Emmanuel Macron.

Një fotografi që po indinjon Francën, ku konsensi i saj është gjithmonë e më i ulët. Po sepse ndërsa të shtunën Parisi po shkatërrohej nga protestat e reja të dhunshme të xhaketave të verdha, ‘gjeli’ ishte për ski në Pirenei, siç tregohet nga foto që mund të shihni dhe që po bën rikoshet në të gjitha sitet dhe televizionet transalpine.

Një foto e përdorur nga opozita për ta kritikuar dhe për ta sulmuar me kokën e ulur. Gjithashtu për shkak se Macron ka injoruar alarmet e ditëve të mëparshme që erdhën nga prefektura, e cila foli për një “moment kthese” dhe rrezik dhune shumë të lartë për manifestimin e djeshëm.

Macron, u kthye në Paris vetëm në mbrëmje vonë, pasi kishte mbaruar në mënyre komode skitë e tij: presidenti u shfaq në njësinë e krizës të Ministrisë së Brendshme vetëm në orën 22.30, kur padyshim grabitjet dhe shkatërrimet kishin përfunduar .

Veritas.com.al/