Disa foto nga ajri janë shpërndarë ku tregohen civilët që po përdoren si mbrojtje nga militantë të Shtetit Islamik, me qëllim që të arratisën nga qyteti verior i Sirisë, Manbij.
Forcat Demokratike të Sirisë thonë se fotot ku duken varganët e qindra kamionëve, ishin bërë sot, e Premte.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aleancën e luftëtarëve Kurd dhe Arab, por me kusht që të mos qëllohen varganët e kamionëve përderisa aty ka civilë në çdonjërën prej makinave; vetëm që të shmanget çdo fatkeqësi.
Luftëtarët e SDF morën kontrollin e plotë mbi Manbij pas dhjetë javë mbrojtjeje nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe koalicioni që udhëheq SHBA.
Përderisa u duk se qyteti mund të binte, disa nga militantët e Shtetit Islamik, diku nga 100 ose 200 prej tyre , mblodhën anëtarët e familjeve të tyre, mbështetës dhe pengje, tha zëdhënësi Col Chris Garver i forcave të koalicionit të udhëhequra nga ShBA, me vendndodhje në Bagdad.
Civilët ishin vendosur me militantët në çdo kamion në varganin që po i drejtohej veriut.
“Na duhet t’i trajnojmë të gjithë që të mos luftojnë. Ne nuk qëlluam. Ne veç i mbajtëm në vëzhgim”, tha zëdhënësi.
(Sipas Reuters)