(FOTO: Mjeke e repartit kunder Infeksionit)/

Dymbëdhjetë dasmorë kanë përfunduar në spital pas një helmimi nga ushqimi i konsumuar në një lokal dasmash në Shijak.

Numri i personave me shqetësime shëndetësore pas dasmës ka qenë më i madh, por 12 prej tyre janë shtruar në repartin infektiv të spitalit rajonal të Durrësit, ku vazhdojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

“Nuk kuptuam asgjë. Darka ishte për mrekulli. Lokali ishte i pastër në maksimum. Shqetësimin e patëm ditën tjetër. Ishim mbi 20 krushq”, thonë pacientët.

Drejtuesja e këtij reparti, mjekja Nadire Jani thotë se pacientët janë paraqitur me çregullime dhe temperaturë të lartë, por gjendja e tyre është drejt përmirësimit.

“Është pranuar si intoksikacion alimentar (helmim nga ushqimi). Është lajmëruar Drejtoria e Higjienës, siç bëhet gjithmonë në të tilla raste”, shpjegon Jani.

Drejtoria e Higjenës, inspektorët e AKU-së si dhe policia kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, po marrja me vonesë e informacionit e ka bërë të pamundur sigurimin e mostrave ushqimore.

 

dasmoret pet

pet nga dasma