Një zgjidhje e thjeshtë për të mos rënë moralisht dhe për plotësuar mungesat e trupit me vitaminë D: hani skumbri dhe sardele me vaj.

Si i bëhet për të mos rënë moralisht në dimër?

Rrezet e diellit vijnë e ikin hajdutçe. Pasoja: kemi mangësi të vitaminës D, e sintetizuar në mënyrë natyrale nën efektin e diellit. Për ta korrigjuar këtë, zgjidhja është e thjeshtë: hani skumbri dhe sardele. Këto dy lloje peshqish  janë shumë të pasur me vitaminë D dhe do t’ju mundësojnë të forcojnë më shumë “muskujt e disa neuroneve në zonën më të thellë të trurit që mbart ndjenjat pozitive”, shpjegon Michel Lejoyeux, profesor i psikiatrisë dhe mjekësisë së varësisë në Fakultetin e Mjekësisë Paris-Diderot. Dinim se mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë rakit në kocka, por duhet të jemi të kujdesshëm edhe për “rakitin e emocioneve”, të cilat mund të trajtohen lehtë. Në librin e tij ‘4 stinët e humorit të mirë’, të botuar nga JC Lattes, i jep këshilla për të ruajtur humorin e mirë në çdo stinë, njësoj siç “ruani formën fizike si në verë edhe në dimër.”

/Veritas.com.al/