Grupi i Berishes i quajtur ‘Rithemelimi’ ka njoftuar se do te kete sulme mbi seline e PD ‘nese Basha nuk largohet vete; dhe sulmet jane paralajmeruar per adatat 5 dhe 8 janar.
Ndërkohë siç Lulzim Basha ka deklaruar, janë të gatshëm të përballen me çdo skenar dhe një sinjal për këtë është ky i izolimit të dritareve të godinës së selisë blu. Vihen re disa n dryshime ne dritare dhe ne dyert e selise qe javet e kaluara kane qene prè e sulmeve te militanteve te Berishes.
Në një deklaratë të Komisionit të Përkohshëm të rithemelimit thuhet se deputeti Lulzim Basha e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit e quan këtë akt turpi dhe paniku, të denjë vetëm për një të marrë peng.
“Pasi izoloi veten nga 4 mijë e 446 delegatë dhe 43 mijë e 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve, ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij”, deklaron Komisioni i Rithemelimit të PD-së.