Akademia suedeze ka paralajmëruar se sot enjte, 5 Tetor,  do të japë Çmimin Nobel për Letërsinë. Shkrimtarët që përfliten janë të shumtë, por asgjë nuk dihet për emrat.

Janë të shumtë ata që janë shfaqur sërish, vit pas viti, në këtë lojë spekulimesh: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis; romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës.

Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”, parashikoi se këtë vit do të jetë një zgjedhje krejt tjetër, nga ajo e viti 2016, ku Çmimin Nobel për Letërsinë iu dha kantautorit Bob Dylan.

Veritas.com.al/