ROME (Reuters) – Lëvizja anti- establishment 5 Yjet dhe partia e krahut të djathtë ‘League’të Hënën propozuan Giuseppe Conte, një profesor pak i njohur i ligjeve, i cili nuk është anëtar i parlamentit- si kryeministër për të udhëhequr qeverinë e koalicionit të shpenzimeve të mëdha.
Pas takimit me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, liderët e të dy partive thanë se kishin zgjedhur Conte në fund të 11 javëve që është edhe afati i fundit, pas zgjedhjeve të 4 Marsit.
“Jam shumë krenar për këtë zgjedhje, Giuseppe Conte do ta çojë përpara kontratën e qeverisë sonë”, tha lideri i 5 Yjeve, Luigi Di Maio pasi la Pallatin presidencial.
Veritas.com.al/