Gjykata e Tiranës dënoi me 2.6 vite burg ish shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 7 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 5 vite burg u dha për Havier Dobin.
Përfundimisht me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg. Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish zyrtares Alda Klosi.
Klosi kërkon pafajësi
Vetë Alda Klosi nuk ishte e pranishme por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka një vajze dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore. Gjithashtu kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Edhe avokati mbrojtës i Dobit kërkoi që të pezullohet dënimi me burg, pasi gruaja ka djalin për tu kujdesur pasi i ka vdekur bashkëshorti.
Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtesinë. Ndihet e penduar per atë që ka bërë. Ne kerkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit” tha avokati.
Ndërkohë prokuroria thotë se pretendimet e Rozeta Dobit që paratë i janë dhënë nga Alda Klosi për ti mbajtur bien poshtë për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të saj në ditën e ngjarjes.
Akuza
Rozeta Dobi akuzohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëhere
Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda
Alda Klosi akuzohet për fshehje të pasurisë