Gjyqtari Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen si gjyqtar pranë  Gjykatës së Apelit të Tiranës. Doreheqjen e ka bere te njohur përmes një letre dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Burime nga KLGJ bëjnë me dije për median se Gjin Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes , duke sqaruar edhe arsyet.

Në kërkesën e tij të largimit gjyqtari Gjoni ka deklaruar se “drejtësia është në kolaps”.

Gjithashtu, gjyqtari ka theksuar në letër se “Vettingu, jo i barabartë për të gjithë. E kalon Vettingun nëse i shërben politikës. Trupa e Vettingut ka lidhje me politikën”

VERITAS.COM.AL/